Oda e Afarizmit të Kosovës

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u mirëprit në takim znj. Edona Lokaj pronare e Furrës Royal Bakery.

Ky takim ishte i karakterit njoftues lidhur me aktivitetet e Odës në mbështetje të bizneseve. 

Gjithashtu, zyrtarja Qëndresa Ibrahimi e njoftoi më gjerësisht znj. Lokaj lidhur me shërbimet që OAK ofron për bizneset dhe përfaqësimin e tyre tek institucionet përkatëse.

Ibrahimi theks të veçantë i kushtoi problemeve të evidentuara gjatë takimeve të përbashkëta me furrat e bukës dhe veprimet konkrete që është duke ndërmarrë Oda e Afarizmit në përmirsimin e klimës së të bërit biznes.

Znj. Lokaj u shpreh e kënaqur me punën e Odës drejt përpjekjeve në dobi të bukëpjekësve. Ajo tregoi gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm së bashku me OAK-në.