Në mesin e qindra bizneseve anëtare të cilat janë pjesë e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK), së fundmi kësaj liste i’u është shtuar edhe biznesi “Goddes exclusive”.

Përfaqësueset e OAK-së u pritën në takim nga bashkëpronarët e dyqanit Qëndresa Tërnava-Jakupi dhe Egzona Muqiqi. Me këtë rast u diskutua rreth eksperiencave të rrugëtimit të tyre, vështirësive për sigurimin e fuqisë punëtore si dhe  sfidave me të cilat po përballen në përgjithësi bizneset gjatë kësaj kohe të pandemisë.     

Për më tepër, biznesi “Goddes exclusive” operon që nga viti 2017 me një gamë të gjerë dhe llojllojshmëri të produkteve nga trendet e fundit të modës. Duke i’u përkushtuar punës suksesi dhe emri i tyre ka arritur të dëgjohet edhe në tregjet ndërkombëtare.    

Për më shumë informacione rreth këtij biznesi, klikoni linkun në vazhdim:

https://www.facebook.com/pages/category/Clothing–Brand-/Goddess-exclusive-194981037709989/

Shpërndaje: