Rrjetit të bizneseve anëtare në kuadër të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) së fundi i’u shtua edhe fabrika e prodhimit të stiroporit, “Gran Styro” SH.P.K., me seli në Prizren.

Gjatë takimit të realizuar me pronarin Fehmi Krasniqi, zyrtari i OAK-së Gramos Zekaj informoi për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, ndësa me theks të veçantë u diskutua për luhatjet e çmimeve si dhe mungesën e lëndës së parë.

Në fund të takimit, Krasniqi shtoi që “Gran Styro” SH.P.K. i bashkangjitet bizneseve që besojnë në misionin e OAK-së, duke u bërë kështu biznesi anëtarë më i ri.

Për më shumë, “Gran Styro” SH.P.K. funksionon nga viti 2011 dhe është e profilizuar në prodhimin e stiroporit dhe stirodorit. Fal angazhimit kanë arritur që përveç tregut vendor, me sukses të eksportojnë edhe në Itali.