Anëtarësive të shumta në Odën e Afarizmit të Kosovës ju shtuan edhe dy institucione: Institucioni Parashkollor “Kopshti “Bardha” dhe kompania e auditorit ligjor “Univerzum Audit N.SH.”.
Znj. Gëzime Rexhepi Çollaku dhe znj. Besa Berisha pronare të dy kompanive të fuqishme në fushat e tyre përkatëse, i besuan OAK-së duke u bërë anëtare të Odës.
Institucioni Parashkollor “Bardha”, ofron përkujdesje ditore dhe edukim parashkollor të mirëfilltë për fëmijët nga mosha 09 muaj – 6 vjeç. Puna e këtij kopshti mbështetet në programin shkollor për nxënës nga klasa I-V të shkollës fillore me personel të kualifikuar dhe profesional.
Ndërsa kompania e auditorit ligjor “Univerzum Audit Sh.P.K.”, është njëra nga kompanitë më të sukseshme të auditimit në vend.
Të dy zonjat afariste të cilat gjatë vizitës në zyret e tona, falënderuan Oda e Afarizmit të Kosovës për mbështetjen dhe theksuan se ideja e themelimit të një Ode të tillë ishte shumë e nevojshme. Duke pasur parasysh faktin se bizneset kanë nevojë për një vend ku mund të drejtohen dhe adresojnë problemet e tyre ku institucioni në fjalë do t’i përfaqësoj ato.
👉https://www.facebook.com/kopshtibardha/
👉https://www.facebook.com/univerzumaudit/