Oda e Afarizmit të Kosovës

 

 

Sot është bërë hapja zyrtare e Panairit EXPOKOS të organizuar nga CEO – Congress & Event Organization në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Oda e Afarizmit të Kosovës gjithashtu është prezente në ketë panair, duke iu mundësuar që të takoheni me zyrtaret për më shumë informata.

Ky panair mbledh në një vend kompani të specializuara në fushën e ndërtimtarisë, energjetikës, teknikës dhe patundshmërisë.

Pjesë e këtij edicioni të panairit EXPOKOS janë kompani prestigjioze nga Britania, Italia, Gjermania, Greqia, Turqia si dhe një numër i madh i kompanive nga vendi dhe shtetet e tjera të Ballkanit, të cilat për vizitorët e panairit do të prezantojnë risitë e fundit në fushat e tyre.

OAK ju fton që të vizitoni këtë panair, në mënyrë që të keni mundësi që përfaqësues e biznesit do të njoftojnë partner të ri por edhe çdo qytetarë do të ketë mundësinë që të gjejë kompaninë e përshtatshme për realizmin e kërkesave të tij.

Ju mirëpresim!