Qindra bizneseve anëtare të Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK), së fundmi i’u është bashkuar edhe biznesi “Hirano Mushroom LLC-Kosovo”.

Përfaqësueset e OAK-së në këtë takim u pritën nga drejtori i biznesit Hasan Lahu me ç’rast u diskutua lidhur me gjendjen e ekonomisë së vendit, ballafaqimit me pandeminë si dhe problemet që po hasin bizneset gjatë operimit të tyre.

Në kuadër të takimit Drejtori i Hirano Mushroom LLC-Kosovo theksoi se 99% e prodhimit të tyre eksportohet për në Europë, gjë që ka bërë që të gjithë situatën me pandemi t’a ballafaqojnë më lehtë.

Hirano Mushroom filloi si një kompani prodhimi me kapacitete më të vogla, e specializuar në botën e kërpudhave. Deri më tani kjo kompani është rritur si eksportues dhe importues të njohur të kërpudhave të freskëta, ekzotike dhe të përpunuara për të gjithë tregun evropian.

Gama e produkteve të kompanisë përbëhet vetëm nga kërpudha me cilësinë më të mirë nga shtëpia në dy lloje: Kërpudha Shiitake dhe Wild Forest.

Për më tepër informacione rreth kompanisë, klikoni linkun në vazhdim:

https://bit.ly/3hE3Kqe