Hotel Trofta – Istog anëtare e OAK-së, në kuadër të shërbimeve hoteliere përfshinë hotelin i cili ka një kuzhine mjaftë të pasur për përgatitjen e ushqimit, banakun, separenë, terasën, recepcionin si dhe 7 dhoma për mysafirë brenda hotelit.
Në kompleksin hotelier gjenden edhe 12 dhoma për mysafirë që janë të ndërtuara buzë liqeve me peshq, paraqesin një atraksion për vizitorët.
Në Trofta – Istog mund të organizohen edhe mbledhje, seminare, konferenca etj. Hoteli Trofta ka sallën me një kapacitet prej 250-280 ulëse dhe një komoditet të mirë. Terasa e jashtme ka një hapësire prej 200m2.
Për më shumë informata rreth Hotel Trofta mund të vizitoni profilin në Facebook: https://www.facebook.com/trofta/