Misionit të OAK-ut sot, i është bashkuar edhe I.S.A- International Security Association.
Ky anëtarësim sot, edhe një herë dëshmoj në punën e madhe dhe misionin e madh që ka OAK-u drejt krijimit të një klime të favorshme të të bërit biznes në vend.
Drejtori ekzekutiv i OAK-ut, Ismet Mulaj ka mirëpritur anëtarësimin e sotëm të I.S.A- International Security Association, ku përfaqësues ishte @Patrik Mazreku.
Me rastin e nënshkimit të marrëveshjes e cila thellon bashkëpunimin e të dyja palëve, u diskutuan edhe barrierrat dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Përndryshe I.S.A International Security Association është kompani e cila ofron shërbime të sigurimit themelor dhe shërbime të tjera në industrinë e sigurisë.
Kompania ofron shërbime profesionale me staf të licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për mbikqyrjen e kompanive të Sigurimit.
Shërbimi themelor i sigurimit, Mbrojtja e afërt fizike, Monitorimi dhe vëzhgimi elektronik, Shërbimi i Tubimeve Publike, Sistemi i Alarmeve, i Video-vëzhgimit..etj, të cilat përcillen me teknologji të sofistikuar dhe ku çdo kontratë është me polisë siguruese.