Rrjetit të gjerë të bizneseve anëtare të OAK-së i’u bashkua edhe In Design Shpk me pronare znj. Veronika Bajçinovci.
Gjatë takimit të përfaqësuesve të OAK-së me znj. Bajçinovci u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes të dyja palëve, dhe mënyrat se si bashkarisht mund të kontribuojmë në tejkalimin e sfidave me të cilat përballen bizneset e këtij sektori.
In Design është kompani lidere me teknologjinë më të fundit të printimit, me një ekip të shkëlqyer dhe shërbime profesionale nga idea deri tek shpërndarja.
Kompania është e përkushtuar për të dhënë shërbimin më të mirë në çdo fushë me bindje, përkushtim, pasion dhe respekt të ndërsjellë.
OAK ndihet e privilegjuar që në mesin e saj ka biznese anëtare që operojnë me sukses dhe ofrojnë produkte të cilësisë më të lartë për klientët e tyre.
