Sot do i’u prezantojmë me anëtarin më të ri të Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK) “Infra Plus”, e cila i’u bashkua familjes së qindra bizneseve,  të cilat qëndrojnë nën obrellën e OAK-së.

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim tek “Infra Plus” nga pronari i kompanisë Musa Islamaj, me ç’rast u diskutua lidhur problemet me të cilat po ballafaqohet ky sektor, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

“Infra Plus” përbëhet nga një staf profesional, si dhe udhëhiqet  nga një staf menaxhues  me kualifikime të larta profesionale dhe eksperiencë të bujshme në fushat e ndryshme inxhinierike. Kompania InfraPlus që nga viti i themelimit starton me një sukses të lartë në lëmin e inxhinierisë me një staf profesional, duke filluar kryesisht me dizajnimin e projekteve infrastrukturore dhe implementimin e projekteve të furnizimit me ujë të pijshëm.

Për më shumë informacione rreth kompanisë, klikoni linkun  në vazhdim:

https://www.infraplus-ks.com/

Shpërndaje: