Në Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK) tashmë janë të anëtarësuara me qindra biznese ndërsa së fundmi OAK-së i është bashkangjitur edhe Intervali SH.P.K.
Përfaqësueset e OAK-së në këtë takim janë pritur nga pronari i biznesit Veton Sopa me ç’rast u diskutua mbi shërbimet të cilat i ofron Oda e Afarizmit të Kosovës për bizneset. Për më tepër, Intervali SH.P.K është një nga kompanitë lidere në Kosovë në prodhimin dhe përpunimin e nën-produkteve të drithit, siç janë ëmbëlsirat dhe biskotat wafer. Kjo kompani është themeluar në vitin 2003 si një biznes familjar.
Përvoja e punës në prodhimin e biskotave (wafer), stafi i kualifikuar si dhe një përkushtimi i lartë profesional ka mundësuar që kjo kompani të ndërtoj një sistem shpërndarje që kap gati çdo pikë të shitjes në Kosovë.
Me ndihmën e një Granti për Zhvillim Rural, të mundësuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Intervali SH.P.K
synon që edhe më tepër të rritë kualitetin e biskotave (wafer) si dhe të ngritë kapacitetin prodhues për të eksportuar biskota (wafer) të prodhuara në Kosovë, në tregjet e rajonit dhe ato Evropiane.
Për më shumë informata lidhur me kompaninë, klikoni në linkun e mëposhtëm: