Nënkryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Arsim Selmonmusaj mirëpriti në takim biznesmenin nga Bangladeshi Saiful Alam me bashkëpunëtor.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e të dyja palëve dhe shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit. 
Invesitori nga Bangladeshi në bashkëpunim me biznesmenin e suksesshëm nga Ferizaji z.Florent Aliu, janë të interesuar që të investojë në Kosovë në fushën e tekstilit, ku me këtë rast pritet që të punësojnë rreth 100 persona, 90% e të cilëve do të jenë të gjinisë femërore.

z.Alam theksoi se janë shumë të interesuar për të investuar në Kosovë për shumë arsye, ndër më kryesore pozita strategjike e vendit e cila bënë më të lehtë bashkëpunimin dhe liferimin e mallit në vendet e Europës dhe Ballkanit.

z. Selmonmusaj theksoi se Oda e Afarizmit të Kosovës e është e gatshme që të ofrojë përkrahje dhe të ndihmojë në të gjitha aspektet teknike dhe procedurale, duke theksuar se OAK ka dyert e hapura për çdo gjë që u nevojitet, në mënyrë që të përkrahen investitorët e interesuar.

Në këtë takim morën pjesë: sekretari i bordit Diamant Elshani, anëtari i bordit Hysni Zogaj, koordinatorja Donika Gashi, zyrtarja Qendresa Ibrahimi dhe përfaqësuesi nga biznesi anëtar BUKA PREJ GURIT – Lavdim Gashi.