Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet kompanisë “IPKO” dhe OAK-ut.

Drejtori i shitjes në IPKO z.Arianit Duraku dhe menaxheri i bizneseve të distribuimit z.Sokol Muja u pritën në OAK nga nënkryetari i Bordit z. Arsim Selmonmusaj dhe sekretari z. Diamant Elshani me bashkëpunëtor me qëllim të bashkimit të ideve në realizimin e një ambienti me të mirë për të bërë biznes në Kosovë.

Të dyja palët u pajtuan që vendi ka nevojë për një ODË që përfaqëson vetëm interesin e biznesit, prandaj OAK është një mundësi e mirë që të gjitha bizneset t’i bashkohen në misionin e saj.

IPKO njihet si kompania e telekomunikacionit me rritjen më të shpejtë në Evropë. Si e tillë vazhdon të jetë lider në fushën e telefonisë mobile, me përfitime të shumta për konsumatorët e saj,është ofruesi kryesor i internetit dhe gjithashtu lider në treg edhe në shërbimet e televizionit kabllor digjital. Në secilin prej këtyre segmenteve IPKO operon me teknologjinë më të fundit dhe me rrjetin më cilësor në treg.
www.ipko.com