Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit në kuadër të vizitave tek bizneset, u pritën në takim nga Xhevdet Shoshi, pronar i Banjës së Pejës Onix Spa.


Me këtë rast iu nda edhe mirënjohja e bashkëpunimit, për kontributin si anëtar ndër vite në OAK.
Onix Banja e Pejës falë resurseve që posedon vlerësohet si mrekulli natyrore dhe banja më e veçantë në Ballkan, me një ambient tejet impresiv.


Si qendër atraktive rehabilituese, në historikun e saj ka mbështetje në një traditë të gjatë shumëshekullore, e shfrytëzuar që nga Antika, nga ilirët, romakët, osmanët dhe nga popuj të tjerë të cilëve u rastisi të jenë banorë ose vizitorë të Kosovës, përkatësisht të Dukagjinit.
Banja e Pejës ka një ekip të ekspertëve, që kanë përvojë të madhe, si doktorë fiziatër, fizioterapeutë të specializuar në rehabilitim, terapeutë të lartë të punës, infermierë të lartë si dhe teknikë mjekësorë për një trajtim sa më të mirë të vizitorëve.


Kjo Banjë mjekësore punon sipas standardeve të ceritifikuara ndërkombëtare.
Për më tepër, klientëve të saj, Banja e Pejës Onix Spa, iu ofron terapinë më të re Balneo-Fototerapi, që është e vetmja në rajon dhe është shumë e rrallë në Evropë.
www.onixspa.com