KEDS dhe Qeveria të kompenzoj dëmet dhjetra milionëshe që i janë shkaktuar bizneseve

Oda e Afarizmit të Kosovës në kontinuitet ka ngriur zërin për ndërprerjet e shumta të energjisë elektrike që kanë ndodhur në Kosovë gjatë këtij viti dhe humbjet që i janë shkaktuar bizneseve.

OAK ka kërkuar nga KEDS dhe nga Qeveria që të marrë masa në parandalimin e tyre dhe  për të gjitha dëmet që janë shkaktuar nga energjia elektrike t’i kompenzohen bizneseve.

Oda e Afarizmit të Kosovës gjithashtu pati kërkesë që bizneseve tu hiqet maksigrafi si një ngarkesë shumë e rëndë, ngaqë për çdo ndërprerje tarifa shkon duke u shumëfishuar.

Duke pas parasysh, që kompani të tilla serioze, me investime që kalojnë miliona euro dhe që gjithashtu punësojnë një numër të madh të punëtorëve janë të nevojshme për vendin tonë, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkoi të ofrohet një zgjidhje për këtë problem.

Furnizimi jo i rregullt me energji elektrike, çmimi i lartë, tarifa jostabile, ndërprerja e paparalajmëruar dhe mos shfrytëzimi potencial i duhur i energjisë janë vetëm disa nga pengesat në zhvillimin e bizneseve në Kosovë.

OAK konsideron që probleme të tilla bazike po ndikojnë negativisht në zhvillimin e vendit, rritjen e punësimit dhe po e pamundësojnë ardhjen dhe largimin e pak investitorëve të huaj që janë në Kosovë.