Në Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK) tashmë janë të anëtarësuara me qindra biznese ndërsa së fundmi OAK-së i është bashkangjitur edhe biznesi “KSEA Technology”.

Përfaqësuesit e OAK-së në këtë takim janë pritur nga pronari i biznesit z.Mark Culaj me ç’rast u diskutua për sfidat e të bërit biznes në Kosovë dhe mbi shërbimet të cilat i ofron Oda e Afarizmit të Kosovës për bizneset.

Për më tepër, “KSEA Techonology”  ofron aktivitetet nga fusha e inxhinierisë dhe këshillimit teknik, kërkime dhe  zhvillime të tjera eksperimentale në shkencat natyrore dhe inxhinierisë, prodhimin e paisjeve elektrike shtëpiake, prodhimin e makinerive të tjera me përdorim të përgjithshëm etj.

Më shumë informacione rreth kompanisë, gjeni përmes linkut në vazhdim:

https://www.facebook.com/KseaTechnology