Kompania Zoambi Soup i bashkohet OAK –ut

Drejtori ekzekutiv z. Ismet Mulaj së bashku me zyrtaren për komunikim me biznese Znj. Rrezarta Rama vizituan kompaninë “Zombie Soup” në Prishtinë që u pritën nga drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie z. Agon Avdimetaj.

Kompania “Zombie Soup” ëshë kompani e cila është e fokusuar në eksportim të shërbimëve e më së shumti në tregun amerikan duke krijuar dhe zhvilluar aplikacione të ndryshme.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky biznes dhe sukseset e dëshmuara të kësaj kompanie jo vetëm në Kosovë po edhe më gjerë.

Delegacioni i OAK-ut i përgëzoj për punën dhe vullnetin e madh që kanë këta të rinjë që të jenë në hap me zhvillimet e fundit të teknologjisë në botë.

Z. Mulaj informoj z. Avdimetaj për planet që OAK-u ka për të ndihmuar bizneset nga sektori i TIK, OAK-u këtë sektorë e konsideron edhe si fushë strategjikë për punësimin e të rinjëve.

Të dyja palët u pajtuan që të fillojnë bashkëpunimin në interes të gjeneratave të reja dhe që Kosova të jetë vend që jetohet dhe punohet me dëshirë.

https://zombiesoup.com/
https://www.facebook.com/ZombieSoupLab/