Oda e Afarizmit të Kosovës shpall konkurs

 

Oda Afarizmit të Kosovës shpallë konkurs për dy vende pune:

  1. Zyrtar/e për Komunikim me Biznese
  2. Asistent/e Administrative

 

 1.Për plotësim të vendit të punës: Zyrtar/e për Komunikim me Biznese

Vendi punës: Oda Afarizmit të Kosovës – Prishtinë.Rr. Pashko Vasa nr.59

Kohëzgjatja e Punës: 3 Muaj me mundësi vazhdimi për afat të pa caktuar

 Orari i punës: i plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Ofrim i përkrahjes administrative dhe teknike për stafin e OAK-s në fushat kryesore të punës;
  2. Ofrim të shërbimëve për OAK-un duke përdorur postën zyrtare, postën elektronike , hartim të dokumenteve për takime të ndryshme të organizuar nga dhe për OAK-un si dhe plotësim të raporteve të shpenzimeve;
  3. Ndihmon në zgjidhjen e problemeve administrative dhe teknike të Odës;
  4. Komunikon dhe viziton kompani të ndryshme duke përfshirë edhe klient potencial të Odës;
  5. Të studioj projektet që ndihmojn Drejtorin Ekzekutiv për çështje të Odës;
  6. Regjistrim dhe përditësim në bazat e të dhënave të Odës;
  7. Kryen edhe detyra të tjera të arsyeshme të cilat kërkohen nga mbikqyrësi i tij/saj gjithnjë sipas rregullores dhe ligjit në fuqi të punës;

 Kualifikimi dhe përvoja punës:

  1. Të ketë arsimim Bachelor Ekonomik, posaçërisht drejtimin që ka të bëj me: Promovim dhe marketing të produktit si dhe marrëdhënie me publikun;
  2. Aftësi për të punuar me vetiniciativë, si individualisht, po ashtu edhe në grup dhe nën presion;
  3. Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë edhe aftësinë për të interpretuar informata si dhe për të përcjellë informata tek të tjerët sipas kërkesës së Odës;
  4. Aftësi të punoj me kompjuter dhe të njoh programet (Word, Excel, Power Point, Internet, Etj.);
  5. Të shkruaj dhe të  komunikoj rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe angleze;
  6. Përvojë pune në këtë drejtim.

 Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  1. Formularin për aplikim të plotësuar;
  2. Kopje të dokumentacionit shkollor  si dhe dëshmi për kualifikime të tjera të përfunduara;
  3. Kopje të letërnjoftimit të Kosovës.

 Data e fillimit dhe mbylljes së konkursit:

Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë nga dita e shpalljes.

Data shpalljes: 15.02.2017 deri më: 02.03.2017

Mënyra e aplikimit:

Aplikimet dorëzohen në adresën elektronike: odaeafarizmit@gmail.com

 

2. Për plotësim të vendit të punës: Asistent/e Administrative  

Vendi punës: Oda Afarizmit te Kosovës – Prishtinë ,Rr. Pashko Vasa nr.59

Kohëzgjatja e Punës: 3 Muaj me mundësi vazhdimi për afat të pacaktuar

 Orari i punës: i plotë

 Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Ofrim i përkrahjes administrative dhe teknike për stafin e OAK-s në fushat kryesore të punës;
  2. Ofrim të përkrahjes së përgjithshme administrative dhe teknike duke përfshirë telefonatat, skanimet, printimet, kopjimet e dokumenteve;
  3. Ofrim të shërbimëve për OAK-un duke përdor postën zyrtare, postën elektronike , hartim të dokumenteve për takime të ndryshme të organizuar nga dhe për OAK-un si dhe plotësim të raporteve të shpenzimeve;
  4. Përkujdeset për dokumentet dhe kopjet fizike të  Odës;
  5. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve të ndryshme për mbikqyrësin e tij/saj;
  6. Ndihmon në zgjidhje të problemeve administrative dhe teknike të Odës;
  7. Kryen edhe detyra të tjera të arsyeshme të cilat kërkohen nga mbikqyrësi i tij/saj gjithnjë sipas rregullores dhe ligjit në fuqi të punës.

Kualifikimi dhe përvoja punës:

  1. Të ketë arsimim Bachelor;
  2. Aftësi për të punuar me vetiniciativë dhe nën presion;
  3. Shkathësi të mira të komunikimit, përfshirë edhe aftësinë për të interpretuar informata si dhe për të përcjellë informata tek të tjerët sipas kërkesës së Odës;
  4. Aftësi të punoj me kompjuter dhe të njoh programet (Word, Excel, Power Point, Internet, Etj.);
  5. Të shkruaj dhe të  komunikoj rrjedhshëm në gjuhën angleze;
  6. Përvojë pune në ketë drejtim .

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  1. Formularin për aplikim të plotësuar;
  2. Kopje të dokumentacionit shkollor  si dhe dëshmi për kualifikime të tjera të përfunduara;
  3. Kopje të letërnjoftimit të Kosovës .

 Data e fillimit dhe mbylljes së konkursit:

Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë nga dita e shpalljes.

Data shpalljes: 15.02.2017 deri më: 02.03.2017

Mënyra e aplikimit:

Aplikimet dorëzohen në adresën elektronike: odaeafarizmit@gmail.com