Oda e Afarizmit të Kosovës shpallë konkurs për:
2 praktikantë
Pozita: Praktikantë/Zyrtarë për komunikim me biznese
OAK është organizatë joqeveritare dhe një fryt i një analize të gjatë dhe të hollësishme të një grupi të afaristëve, të cilët duke parë ngecje të mëdha në fushën e të bërit biznes janë bashkuar për t’i dhënë një kahje më pozitive fushës më të rëndësishme në vend.
Oda e Afarizmit të Kosovës angazhohet që vendi ynë të ketë një legjislacion modern dhe stimulues për biznesin vendor dhe ndërkombëtar, si e vetmja rrugë që dërgon kah prosperiteti dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm.
Ju lusim që të dërgoni CV dhe letrën motivuese në gjuhën shqipe, në e-mail adresën: odaeafarizmit1@gmail.com.
Afati i fundit për aplikim është data: 22.10.2018.
Oda e Afarizmit të Kosovës
Rr. Bulevardi Bill Clinton, Hyrja 270, nr.1, Prishtinë 10 000
Tel: +383 38 613 212
Email: odaeafarizmit@gmail.com
Web: www.odaeafarizmit.org