Oda e Afarizmit të Kosovës

 Oda e Afarizmit të Kosovës shpallë konkurs për:

 

  2 praktikantë

 

 Pozita: Praktikantë/Zyrtarë për komunikim me biznese

OAK është organizatë Joqeveritare dhe një fryt i një analize të gjatë dhe të hollsishme të një grupi të afaristëve, të cilët duke parë ngecje të mëdha në fushën e të bërit biznes janë bashkuar për t’i dhënë një kahje më pozitive fushës më të rëndësishme në vend.

Oda e Afarizmit të Kosovës angazhohet që vendi ynë të ketë një legjislacion modern dhe stimulues për biznesin vendor dhe ndërkombëtar, si e vetmja rrugë që dërgon kah prosperiteti dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm.

Ju lusim që të dërgoni CV dhe letrën motivuese në gjuhën shqipe, në e-mail adresën:   odaeafarizmit1@gmail.com. Afati i fundit për aplikim është  10.05.2019.