Oda e Afarizmit të Kosovës, Në bazë të dispozitave të Nenit 8, të Ligjit të Punës, shpall:
KONKURS
Titulli i vendit të punës: “Zyrtar/e për marrëdhënie me publikun”
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kujdeset për imazhin publik të Odës së Afarizmit të Kosovës;
- Përgatit komunikatat për media mbi aktivitetet e OAK-së;
- Bashkëpunon me gazetarët dhe mediat për prononcime dhe emisione;
- Organizon konferencat për media me gazetarë;
- Ofron këshilla për OAK-në rreth komunikimit me publikun;
- Mirëmban web faqen e Odës dhe e përditëson atë;
- Përgatitë raporte për OAK-në;
- Mirëmban rrjetet sociale dhe kujdeset për imazhin public të OAK-së;
- Kryen të gjitha detyrat tjera me kërkesë të mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
Diplomë Universiteti në lëmin e gazetarisë, ekonomisë apo në lëmi tjetër relevante;
- Përvojë pune në gazetari apo marrëdhënie me publikun;
- Njohuri mbi të bërit biznes në Kosovë dhe politikat publike;
Kandidati-ja për pozitën Zyrtar/e për marrëdhënie me publikun duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:
- CV-në;
- Letrën e Motivimit;
- Dëshminë e Kualifikimit Profesional;
- Dëshminë për Përvojën e Punës;
- Kopjen e Lejes së Njoftimit, dhe
- Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune.
Ju lutemi që të dërgoni dokumentat e kompletuara në odaeafarizmit1@gmail.com. Afati i fundit për aplikim është data: 21.02.2020.