Oda e Afarizmit të Kosovës shpall konkurs për:
4 praktikantë
Pozita: Praktikantë / Zyrtarë për komunikim me biznese
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Komunikimi me bizneset dhe realizimi i takimeve;
- Ofrimi i përkrahjes administrative dhe teknike për stafin e OAK-së në fushat kryesore të Punës;
- Ofrimi i kujdesit ndaj anëtarësisë së OAK-së;
- Ofrimi i shërbimeve për OAK duke përdorur postën zyrtare, postën elektronike, hartim të dokumenteve për takime të ndryshme të organizuar nga dhe për OAK;
- Asistimi në zgjidhje të problemeve administrative dhe teknike të Odës;
- Komunikon dhe viziton kompani të ndryshme duke përfshirë edhe klientët potencial;
- Studimi i projekteve që ndihmojnë udhëheqësin/en për çështje të Odës;
- Regjistrimi dhe përditësimi në bazat e të dhënave të OAK-së;
- Kryerja e detyrave të tjera të arsyeshme të cilat kërkohen nga mbikqyrësi gjithnjë sipas rregullores dhe ligjit në fuqi.
Ju lusim që të dërgoni CV dhe letrën motivuese në gjuhën shqipe, në e-mail adresën: konkurset.oak@gmail.com.
Afati i fundit për aplikim është 09.12.2020.