Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), në bazë të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Neni 8, shpallë:
Konkurs
Zyrtar/e për komunikim me biznese
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Komunikimi me bizneset dhe realizimi i takimeve;
- Ofrimi i përkrahjes administrative dhe teknike për stafin e OAK-së në fushat kryesore të punës;
- Ofrimi i kujdesit ndaj anëtarësisë së OAK-së;
- Ofrimi i shërbimeve për OAK duke përdorur postën zyrtare, postën elektronike, hartim të dokumenteve për takime të ndryshme të organizuar nga dhe për OAK-në;
- Asistimi në zgjidhje të problemeve administrative dhe teknike të Odës;
- Komunikon dhe viziton kompani të ndryshme duke përfshirë edhe klientët potencial;
- Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e tyre;
- Studimi i projekteve që ndihmojnë udhëheqësin/en për çështje të Odës;
- Regjistrimi dhe përditësimi në bazat e të dhënave të OAK-së;
- Kryerja e detyrave të tjera të arsyeshme të cilat kërkohen nga mbikqyrësi gjithnjë sipas rregullores dhe Ligjit në fuqi.
- Analizon çështjet me interes biznesor;
Kualifikimi dhe përvoja e punës:
- Diplomë Universiteti në lëmin e ekonomisë, politikave publike, drejtësisë, apo në lëmi tjetër relevante;
- Përvojë pune në fushat relevante, preferohet shitje, marketing…;
- Njohuri mbi të bërit biznes në Kosovë, çështjet ekonomike dhe politikat publike;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike e vlerësuese;
- Shkathtësi të komunikimit dhe ndërveprimit interpersonal;
- Njohuri të gjuhës angleze;
Kandidati-ja për pozitën Zyrtar/e për Komunikim me biznese duhet t’i dorëzoj këto dëshmi:
- CV-në;
- Letrën e Motivimit;
- Dëshminë e Kualifikimit Profesional;
- Dëshminë mbi Përvojën e Punës;
- Kopjen e ID-së; dhe
- Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune.
Ju lutemi që dokumentet tuaja t’i dërgoni në gjuhën shqipe, në e-mail adresën: konkurset.oak@gmail.com.
Afati i fundit për aplikim është data 02.11.2021.