Biznesi anëtar i Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK), Vala Consulting tashmë me bashkëpunime të shumta me partner ndërkombëtar, shpallë konkurs për katër (4) praktikantë për periudhë tre mujore me mundësi punësimi.

Kriteret:
-Fakulteti Ekonomik apo fusha relevante;
-Njohuri të mira të fushën e konsulencës financiare dhe kontabilitetit;
-Njohje e Gjuhës Angleze;
-Niveli i parë në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe të Auditorëve të Kosovës (SCAAK), i preferuar;
Konkursi është i hapur deri më 07.09.2021.
Të gjithë të interesuarit mund t’i dërgojnë të dhënat e tyre në adresën elektronike: info@valaconsulting-ks.com apo tek besa@valaconsulting-ks.com.