Oda e Afarizmit të Kosovës, Në bazë të dispozitave të Nenit 8, të Ligjit të Punës, shpall:
KONKURS
Titulli i vendit të punës: “Zyrtar/e për komunikim me biznese”
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kontaktimi me bizneset;
- Përgjegjës për inkasim;
- Përcjell rregullisht gjendjen e anëtareve;
- Regjistrimi dhe përditësimi në bazën e të dhënave të Odës;
- Përgatitja e raporteve dhe planeve të punës nga baza javore;
- Kryerja edhe e detyrave të tjera të arsyeshme të cilat kërkohen nga mbikqyrësi gjithnjë sipas rregullores dhe ligjit në fuqi;
Kualifikimi dhe përvoja:
Diplomë Universiteti në lëmin e ekonomisë, administrim biznesi apo në lëmi tjetër relevante;
- Përvojë pune së paku 3 vite në financa dhe inkasim;
- Shkathtësi të mira të komunikimit verbal dhe në të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
- Njohuri shumë të mira të MS Office;
- Shkathtësi të mira në negocim;
- Njohuri mbi të bërit biznes në Kosovë dhe politikat publike;
Kandidati-ja për pozitën Zyrtar/e për komunikim me biznese duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:
- CV-në;
- Letrën e Motivimit;
- Dëshminë e Kualifikimit Profesional;
- Dëshminë për Përvojën e Punës;
- Kopjen e Lejes së Njoftimit;
- Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune;
- Dëshmi nga Gjykata që nuk jeni nën Hetime;
Ju lutemi dergoni dokumentat të skanuara në odaeafarizmit1@gmail.com. Afati i fundit për aplikim është data 08.02.2019.