Rekomandimet nga konferenca për media e mbajtur sot nga: zt. Hamdi Malushaj – drejtues i sektorit energjetik në OAK dhe zt. Ismet Mulaj – drejtor ekzekutiv në OAK.
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon urgjentisht të shpronësohen tokat private dhe të krijohen mundësitë që KEK-u të filloj shfrytëzimin e qymyrit në zonat ku është paraparë;
OAK i kërkon Qeverisë të emëroj urgjentisht një bord profesional, bord i cili të shkarkojë menjëherë gjithë menagjmentin e KEK-ut, si fajtorin kryesor që Kosova rrezikohet nga kolapsi energjetik. Sepse, ky menagjment ka 10 vite që është në krye të KEK-ut;
OAK i kërkon Qeverisë e re ta ketë prioritet rritjen e prodhimit energjetik në Kosovë përmes futjes së kapitalit privat në gjeneratorët aktuale dhe në ndërtimin e gjeneratorëve të rinj;
OAK kërkon që të shqyrtohet oferta gjermane për Kosovën A e cila ka qenë jashtëzakonisht e favorshme për vendin;
OAK i kërkon Zyrës së Rregullatorit të Energjisë t’a mbikëqyrë punën e operatorit privat, KEDS, i cili është përgjegjësi kryesor që Kosova të ketë energji elektrike;
OAK i kërkon ZRRE-së që në asnjë mënyrë mos të mendoj për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, sepse edhe ashtu sot Kosova ka çmimin me të lartë në Evropë;
OAK i kërkon ZRRE që të ulë çmimin e rrymës për biznese si një faktorë kyç që do të ndikojë në rritjen e ekonomisë së vendit;
OAK i kërkon ZRRE që të ndalë praktikat e deri tanishme të KEDS i cili në mënyrë jo ligjore po i obligon bizneset në investime në rrjet energjetik dhe të cilat po kushtëzohen që të mbesin pronë e KEDS;
OAK i kërkon ZRRE që të mbikëqyrë licencat e lëshuara për energji të ripërtërishme dhe të rritë edhe me shumë mundësinë që biznesi privat të investoj në këtë sektor.
OAK i bënë thirrje Prokurorisë që menjëherë të filloj hetimet për foljet e shumta me keqpërdorimet në KEK.
https://www.facebook.com/kosovapress/videos/475524892811671/