Kosovo Metals Group JSC anëtari më i ri në OAK

Misionit të Odës së Afarizmit të Kosovës i është bashkuar edhe kompania gurëthyese Kosovo Metals Group JSC.

Bahri Hyseni, pronar i kompanisë Kosovo Metals Group JSC, është mirëpritur nga Kryetari i bordit Skender Krasniqi, anëtari i bordit Hysni Zogaj dhe koordinatorja Donika Gashi.

Me rastin e nënshkrimit të bashkëpunimit me OAK-në, z.Hyseni, ka adresuar problemet e afarizmit me të cilat përballën gurëthyesit dhe sfidat e shumëta që pengojnë veprimtarinë e kompanive gurëthyese në vend.

Kryetari i Bordit z.Krasniqi theksoi se tashmë janë duke u ndërrmarrë hapat e parë për të adresuar problemet e gurëthyesve, duke premtuar se rrugëtimi i përbashkët në mes biznesit dhe OAK-së, do të krijoj një klimë më të favorshme për të bërë biznes në Kosovë.