Krileva Com i bashkohet OAK-së

 

Pas angazhimit të Odës së Afarizmit të Kosovës në ndryshimin e Projektligjit për Miniera dhe Minerale me qëllim të krijimit të lehtësirave për këtë sektor, Krileva Com është biznesi i rradhës që vendosi të i bashkohet misionit të OAK-së në këtë rrugëtim.

Naim Demolli, pronar i Krileva Com vlerësoi që OAK është duke punuar vazhdimisht për të shtyer përpara kërkesat e bizneseve të sektorit minerar.

Oda e Afarizmit të Kosovës ndihet e privilegjuar që sektori Minerar, i organizuar në kuadër të Odës, vazhdimisht po rritet.