Kryetari i bordit të OAK-së Skender Krasniqi ishte pjesë e panelit diskutues në Konventën e Prodhuesve të Kosovës, Edicioni i dytë.

Krasniqi në këtë konventë foli për tregtinë rajonale dhe barrierat me të cilat ballafaqohen bizneset gjatë shkëmbimit tregtar, me qëllim të avokimit të tyre dhe lobimit për zgjidhje.

Të pranishëm në këtë konventë ishin: Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari, kryetarët e Odave të rajonit, përfaqësues nga bizneset: Kosovë, Shqipëri e Maqedoni e Veriut.