Kryetari i OAK: MSA-ja nuk ka dhënë efektin e pritur, si pasojë e mos përkrahjes së bizneseve nga institucionet e Kosovës

Kryetari i OAK, Skënder Krasniqi i ftuar në emisonin Ekonomiks të RTK3, të diskutoj për efektet e MSA-së në aspektin e tregtisë, sa e ka shfrytëzuar Kosova kontratën për Stabilizim Asocim që ka me BE-në.

“Për 6 vite, vetëm 7 mijë vende është rritur numri i të punësuarve, dhe për 6 vite, 50 milion euro është rritur eksporti ndërsa importi është rritur për 600 milion”, deklaroi Krasniqi.

Sipas Krasniqit MSA-ja nuk ka dhënë efektin e pritur, si pasojë e mos përkrahjes së bizneseve nga institucionet tona.

Për këto dhe shumë çështje të tjera lidhur me MSA-në, mund të mësoni në linkun më poshtë me gazetarin Faton Salihu. 
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/572794096462914/