Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, në një prononcim për Gazeta “Epoka e re”, ka thënë se numri madh i lëndëve ekonomike të grumbulluara në gjykata është destimulues për ardhjen e investitorëve të huaj dhe për ambientin e të bërit biznes në Kosovë.

“Numri i madh i lëndëve ekonomike të pazgjidhura është duke e penguar ardhjen e investitorëve të huaj, pasi ankesat kryesore janë për mospagesa të rregullta të cilat nuk kryhen brenda afateve të caktuara, ndërkaq në shtetet e jashtme intervenimi i shtetit do të ishte i menjëhershëm qoftë përmes Ligjit të falimentimit apo masave të drejtpërdrejta. Lëndët që shkojnë në gjykata do të duhej që me ligj t’u përgjigjeshin brenda 30 ditëve dhe jo të mbesin me vite nëpër sirtar ashtu siç ndodh te ne. Asnjëherë institucionet e Kosovës nuk kanë investuar që të ketë gjykatës profesionistë”, ka thënë Krasniqi. Ai ka folur edhe për Gjykatën Ekonomike që, sipas tij, në mungesë të kësaj gjykate po grumbullohen lëndët.

https://bit.ly/2wPkfHq