Kryetari i OAK për RTK: “Kosova po humb fuqinë punëtore”

OAK është e shumë e shqetësuar me gjendjen e rënd të punësimit në vend. Rritja e papunësisë në Kosovë po merr hov çdo vit e më shumë, ndërkohë që nuk ka asnjë shenjë për rritje të punësimit, ku në çdo vit në moshë pune dalin rreth 30.000 persona. Këtë vit, edhe përkundër deklaratave të zyrtarëve qeveritarë se ka ulje të papunësisë, të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë rënie të vazhdueshme.

Kryetari i Bordit të Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder MKrasniqi, tha se edhe pse Kosova ka nënshkruar marrëveshje të ndryshme, shteti nuk ka fituar në aspektin zhvillimor.

“Bizneset tona janë dëmtuar edhe me MSA-në. Kemi rënie të punësimit në Kosovë”, tha Krasniqit në “Studio e Hapur”, në RTK3.

Krasniqi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që prioritet kryesorë të ketë përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe krijimin e ofertave reale për investitorë vendor dhe të huaj.

Më gjerësisht rreth kësaj teme mund të mësoni në linkun më poshtë me gazetarin Gjergj Anton Filipaj: https://bit.ly/2Nbsxob