Kryetari i OAK, Skender Krasniqi në një intervistë për RTK lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e cila në fondet e mirëbesimit, ka grumbulluar mbi 842 milionë euro, tha se paratë e grumbulluara nga procesi i privatizimit, mund të investohen në një bankë për zhvillim ekonomik që do të ndihmonte biznesin.

“Të krijohet një bankë e zhvillimit ekonomik që të ndihmoj bizneset por njëkohësisht këto mjete do të jenë më të sigurta se sa ku janë tani.”, tha Krasniqi.

Sipas tij, me ardhjen e këtyre mjeteve dhe destinimin e tyre për zhvillim ekonomik, biznesi do të ketë kushte më të mira dhe kamata më të volitshme, por siç thotë ai, duhet të jetë vullneti i Kuvendit të Kosovës që të udhëzoj apo rekomandoj AKP-në lidhur me këtë çështje.

Arsyetimi se është rrezik të investohet në Kosovë me këto fonde të procesit të privatizimit, është i paqëndrueshëm, thotë Krasniqi.