Krasniqi njoftoi se kanë takuar Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për herën e dytë lidhur me tarifën prej 5-8% për kthimin e parave të imëta në të letrës dhe që është adresuar përsëri për shkak të kërkesës së madhe të bizneseve për uljen e kësaj tarife dhe si pasojë e mos marrjes së ndonjë përgjigje nga ana e BQK-së për këtë kamatë.

Shqetësime tjera janë ulja madhe e bankomatëve dhe degëve nëpër rajone ngaqë bizneset kanë probleme në deponimin e të hollave ose edhe në marrjen e kredive, siguria gjatë deponimeve nëpër bankomatë dhe zvoglimi i deponimit ‘cash’ në to, tha kryetari i OAK.

Krasniqi tha se Banka Qendrore është rregulltor i bankave komerciale dhe tarifat mund t’i imponoj minimumin ose maksimumin dhe bankat komerciale mund të vendosin cilën ta aplikojnë por jo sipas dëshirës të përcaktojnë çmimin.

Emisionin mund ta ndiqni në videon më poshtë me gazetarin Behxhet Begu: https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/507931846718359/UzpfSTE2MzU1NDY1NDE0NzM4Nzo3NzY4NTg0MjYxNTAzMzc/