Kryetari i OAK, Skënder Krasniqi thotë për RTV Dukagjini për rritjen e pagës minimale, vendi fillimisht duhet të ketë prioritet rritjen e vendeve të punës, sigurimin shëndetësor të punëtorëve dhe sigurimin e tyre kur mbesin pa punë

Kryetari i OAK, Skënder Krasniqi në një prononcim për RTV Dukagjinilidhur me rritjen e pagës minimale thotë se vendi fillimisht duhet të ketë prioritet rritjen e vendeve të punës, sigurimin shëndetësor të punëtorëve dhe sigurimin e tyre kur mbesin pa punë.

“Do ta dëmtoj buxhetin e Kosovës për shkak të një ligji që obligohet që kjo pagë minimale të harmonizohet edhe me pensionistët dhe me veteranët”, tha Krasniqi.

Sipas tij kjo shkon në mbi 100 milion euro që do të rritet buxheti për paga.

Më gjerësisht kronika në linkun më poshtë, përgatitur nga gazetarja Flaka Zogu:
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/668836640196256/?t=38