Altera ofron mundësi të gjerë të përzgjedhjeve të produkteve shkollore, materialeve për zyre e gjithashtu edhe me qindra tituj të ndryshëm të librave.
Menaxheri i kësaj librarie, Agim Gashi, ka thënë se libraria në Prizren konsiderohet si më e madhja në rajon dhe pas suksesit që libraria ka pasur në Prizren, presin sukses edhe më të madh në lokacionin e ri në Fushë Kosovë.
Si në qytetin e Prizrenit tashmë edhe në Fushë Kosovë libraria posedon produkte shkollore, edukative, muzikore, material shpenzues për zyre dhe teknologji & media.
Në veçanti libraria Altera siguron një kënd atraktiv edhe për lexuesit, të cilëve ju ofrohen rreth dhjetë mijë tituj te ndryshëm librash, duke filluar nga letërsia bashkëkohore, e huaj, dramë, romancë, histori bashkëkohore shqipëtare e shumë të tjera.
OAK i uron suksese dhe punë të mbarë anëtarit të bordit z. Hasan Gigollaj për hapjen e librarisë Altera në lokacionin e ri.
Për të gjithë të interesuarit hapësirat e reja te librarisë Altera gjinden në Fushë Kosovë pranë Unversitetit AAB.





