Oda e Afarizmit të Kosovës

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës z. Ismet Mulaj, priti në takim një grup përfaqësuesish nga shtëpitë botuese dhe librarët.

Libri po kalon nëpër sfida të mëdha të mbijetesës në Kosovë, sepse shteti shumë pak ka bërë që të krijoj një ambient favorizues për këtë veprimtari me interes për edukimin e gjeneratave.

Gjatë diskutimit të dyja palët u pajtuan që të ketë një bashkëpunim të ndërsjelltë me qëllim të lobimit sa me të madh të shtetit që libri të qarkullohet dhe shitet pa pengesa.

Është me interes që libri të ketë kodin e vet dognor, të ndahet nga produktet tjera si fletushkat, broshurat etj., dhe të barazohen taksat për importim dhe prodhim te librit duke kërkuar ekskluzivisht që taksat për librin të jenë zero në çarkullim dhe shitje.

Drejtori ekzektiv z. Ismet Mulaj premtoj se OAK-u do të jetë avokues serioz i kërkesave të tyre që së bashku me përfaqesuesit e Shtëpive Botuese mund të kenë takime me institucionet e vendit lidhur me realizimin e kërkesave.

Përfaqësuesit e Shtëpive Botuese falënderuan OAK-un për mbështetjen, sidomos në ofrimin e këshillave dhe mbështetjen konkrete tek institucionet shtetërore.