Rrjetit të bizneseve anëtare në OAK tashmë i është bashkuar edhe biznesi Llamarinë Punues Sami

Gjatë takimit me pronarin Gani Rafuna, u njoftuam për së afërmi me veprimtarinë e biznesit, vështirësitë që po has gjatë operimit të tij dhe nevojën për përkrahje në investimin në makineri të teknologjisë më të fundit.

Llamarinë Punues “Sami” është biznes familjar që merret me ofrimin e produkteve të llamarinës, funksionon që nga viti 1995 dhe aktualisht ka 10 të punësuar, në një ambient me mbi 800m2.