Lulishtja Labi viziton OAK-në

 

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u mirëprit Labinot Buçaj, pronar i Lulishtja Las Pallmas – Labi.

Anëtari i bordit Hysni Zogaj njoftoi për shërbimet që oda ofron per bizneset anetare, ku fokusi kryesor i’u kushtua memorandumeve të bashkëpunimit që OAK ka bërë me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset anëtare.

Buçaj përgëzoi OAK-në për punën e bërë deri më tani, duke shtuar që një odë e tillë e cila përfaqëson interesat e bizneseve ishte shumë e nevojshme. Ai shtoi që për bizneset është shumë e nevojshme të kenë një përgjigje konkrete për kërkesat e tyre.

Në fund të këtij takimi, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, Lulishtja Labi përveç tregut të Kosovës, furnizon edhe tregun e Shqipërisë dhe Maqedonisë.
http://www.laspallmas.com/sq/Sherbimet