“Mabetex Holding” anëtare e Odës së Afarizmit të Kosovës

Përfaqësuesi i Mabetex Holding, Valon Lluka gjatë nënshkrimit të marrëveshjesë së anëtarsimit në OAK, u shpreh se ndihet mirë që tani kanë një adresë ku mund të drejtohen që t’i zgjidhin problemet që ata kanë në zhvillimin e biznesit dhe bashkërisht të ndikojnë në përmisimin e gjendjen e të bërit biznes në Kosovë.
Ndërsa Kryetari i Boridit të OAK-së, Skender M Krasniqi falënderoj “Mabetex Holding”, për besimin që i dhanë Odës duke u bërë anëtarë.

Mabetex Holding u themelua në vitin 1991 nga z. Behgjet Pacolli dhe një grup inxhinierësh me përvojë të gjerë në fushën e planifikimit dhe shitjes së ndërtimit civil dhe industrial.

Sot Mabetex është një kompani globale e cila në pak vite është bërë një nga kompanit më të rëndësishëme në botë me 18 filiale në vende të ndryshme.

Grupi Mabetex nuk është thjesht një kompani ndërtimi, por një konglomerat që përfshin interesa të shumë fushave: si media, banka, sigurimi, shëndetësia, hotelet dhe moda.