Oda e Afarizmit të Kosovës

Qindra bizneseve anëtare të Odës së Afarizmit të Kosovës sot i është bashkuar edhe kompania Malsori Commerce

Gjatë vizitës së realizuar nga zyrtarë të OAK-së me udhëheqësin e kompanisë Malsor Sadiku, u diskutua për sfidat me të cilat bizneset po ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre dhe rëndësisë së ofrimit të përkrahjes më të madhe për bizneset.

Malsori Commerce është kompani e materialit ndërtimor por posedon edhe të gjitha mjetet e tjera për bartjen dhe zhvendosjen e këtyre materialeve.

Gjithashtu Malsori Commerce posedon të gjitha llojet e materialeve për ndërtimin e shtëpive/banesave dhe objekteve të tjera.

Përveç materialeve ndërtimore Malsori Commerce është vendi ku mundi ti gjeni të gjitha, duke përfshirë edhe materiale izolimi, armaturë mrezhë të gatshme ,brusha për ngjyrosje e shumë e shumë materiale për shtëpinë apo banesën tuaj.