Qindra bizneseve anëtarë të Odës së Afarizmit të Kosovës i është bashkuar biznesi nga Gjilani “Metal Lezart”


“Metal Lezart” ka filluar punën në vitin 2017 ndërsa merret me prodhimi e konstruksioneve metalike dhe pjesëve të tyre. Përveç kësaj “Metal Lezart” bënë trajtimin dhe veshjen e metaleve, tregtia me shumicë e metaleve dhe mineraleve. Gjithashtu farkimi, presimi, stampimi dhe palosja rrethore e metaleve, pluhuri metalurgjik janë një aktivitet tjetër të cilin mund ta gjeni tek biznesi “Metal Lezart”.


Paraprakisht zyrtarë të OAK-së kanë realizuar një takim tek biznesi “Metal Lezart”, ku u pritën nga pronarët e biznesit Denis dhe Enis Keqmezi.
Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat me të cilat po përballen bizneset gjatë fushë veprimtarisë së tyre, në anën tjetër edhe biznesi u njoftua me punën e Odës së Afarizmit të Kosovës në përgjithësi.