Procedurat doganore akoma po vazhdojnë të jenë barrë e rëndë për bizneset të cilat dëshirojnë të sjellin produktet e tyre në Kosovë për prezantim.
Përveç në Kosovë, në të gjithë rajonin dhe Evropën ekziston sistemi ATA CARNET i cili e lehtëson këtë procedurë.
Labinot Bejtullahu, përfaqësues i SONIT dhe shumë kompanive të tjera, të cilët kanë sjellë pajisje teknologjike në Kosovë detyrohentë kryejnë pagesa doganore dhe TVSH-në për pajisjet e tyre vetëm për të ekspozuar në panaire apo edhe për testime për të cilat pajisje dalin serish nga vendi, madje kthimi i mjeteve të paguara nga institucionet e Kosovës vazhdon me muaj dhe jo siç është e paraparë brenda dy javësh.
Oda e Afarizmit të Kosovës e sheh si të panevojshme një pengesë të tillë andaj iu bën thirrje oganeve kompetente konkretisht Ministrisë së Financava që të lehtësojnë proceduart për bizneset dhe të mos i vështirësoj ato, të cilat po pengojnë zhvillimin e bizneseve dhe të ekonomisë në vend.
Njëherësh OAK është e shqetësuar nga deklarata e Ministrisë së Financave që sipas kodit të doganave të akcizës i gjithë malli që vjen për tu ekspozuar për panaire nuk i nënshtrohet pagesës së detyrimeve importuese doganore përderisa në realitet ndodhë e kundërta.
Më detajisht për rastin në fjalë mund të njoftoheni në linkun më poshtë nga minuti 23:20:
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/353178081943784/?fref=mentions&__xts__[0]=68.ARADA7wpktoQuZx1Ui7lUuWfdyfTpFNrjIE5ktmPY2bgopenuRDfU_6bvAMnqy86zyOiJpVwkYixJbu2I1A__4r1R8tul8Y6iq6zUqumJuN0X4TLamdfwIB7o0ju2gJqXHrnuPxkQctLL-WOVxa2MEM3oOZkKPt-jbcXtJRg5O80XN7zjcf4sFKnylEiH9ljhi0Ow-3yuIgAY7cHWNVzHnHpfCXC2FuxaCM8BQj2v4rfno1wyW0CQJDdpgpitRh7OypS3xU_QUAvSsC2gwqqIW4IWHdFq9U-qELPwXu1olTr3DQTGzslbTQ_DMJClW7l8ZO6yPKoGU40IAh585g-fBY&__tn__=K-R