Oda e Afarizmit të Kosovës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me kënaqësi i’u prezanton anëtarin më të ri Mitroplast, me seli në Mitrovicë.

Gjatë takimit të realizuar me përfaqësuesit e kompanisë Agim dhe Arbër Emini, palët definuan mundësitë e bashkëpunimit reciprok, me ç’rast vendosën edhe finalizimin e marrëveshjes së anëtarësimit.

Mitroplast SH.P.K. është kompani prodhuese e dyerve dhe dritareve e cila është themeluar në vitin 2008 në Mitrovicë nga vëllezërit Emini. Aktualisht është njëra ndër kompanitë lidere në Republikën e Kosovës në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve të plastikes.

Mitroplast gjithashtu është përfaqësues ekskluziv i kornizave/profileve të prodhuesit Europian Decco, korniza që janë të çertifikaura nga Instituti Gjerman Institut für Fenstertechnik IFT Rossenheim GmbH, i cili garanton cilësi dhe kualitet të jashtëzakonshëm.

Për më shumë rreth kompanisë, vizitoni: www.mitro-plast.eu