Odës së Afarizmit të Kosovës i është bashkuar fabrika e mobileve Mobelland – Suhareke. Kjo fabrikë ka filluar veprimtarinë e saj afariste në vitin e 2001, si biznes i vogël individual, për të vazhduar pastaj trendin e suksesshëm të zhvillimit të saj dhe zgjerimit të afarizmit, duke bërë ofrimin e mobileve cilësore për të plotësuar nevojat dhe preferencat e klientëve.