Zyrtare të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan Mobilerinë Doni në Mitrovicë, ku u pritën nga pronari Liridon Beqiri.

Gjatë këtij takimi i diskutuan sfidat me të cilat bizneset po përballen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre dhe efekti që pandemia ka lënë deri tani tek bizneset.

Beqiri përgëzoi OAK – në për lobimin e bërë deri më tani dhe shtoi që Mobileria Doni i bashkohet rrjetit të bizneseve anëtare në odë, me bindjen se vetëm bizneset e bashkuara mund të arrijnë tejkalimin e situatës së krijuar aktualisht nga pademia.