OAK bashkon bizneset transportuese

OAK në zyret e saj ka pritur bizneset e sektorit të transportuesëve të cilët operojnë brenda dhe jashtë vendit, për të evidentuar disa nga barrierat që ata po kalojnë.

Koordinatorja e #OAK-së Qendresa Ibrahimi,njoftoi bizneset me shërbimet e Oda e Afarizmit të Kosovës dhe aktivitetet e ndryshme të ndërmarra dëri më tash, ku theks i veçant iu kushtua taksës ekologjike e cila afekton këto biznese.

Ky takim ksihte karakter njoftues mes bizneseve dhe #OAK-së për të diskutuar peripetitë nëpër të cilat po hasin bizneset e këtij sektori dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre.

Ndër problemet e identifikuara janë konkurrenca jolojale, leja e mbipeshës, leja e transportit, taksa ekologjike dhe problematika të tjera përcjellëse që po paraqesin pengesa gjatë operimit të bizneseve të këtij sektori.

Të pranishëm në takim ishin: Arditë Hasanaj menaxhere në E&N Logistics, Ejup Sherifi nga Transport Prishtine SUEDI, Endrit Gashi nga EAGLE Shipping L.L.C dhe Isuf Berisha nga Burimi commerc.