Oda e Afarizmit të Kosovës

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi dhe Koordinatoria Qendresa Ibrahimi pritën në takim anëtarin dhe bashkëpunëtorin Denis Gafuri për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin e ndërsjelltë në organizimin e Konventës së II-të për menaxherët e shitjes “Suksesi është qëllimi yt”.

Në këtë konventë e cila do të mbahet me datën 1 Nëntor, do të ketë folës vendor dhe ndërkombëtar.

Andaj, mos humbisni rastin për të qenë pjesëmarrës të ngjarjes më të madhe në rajon!