Për nder të Ditës Botërore të Librit Oda e Afarizmit të Kosovës (#OAK) në bashkëpunim me “Librarinë Altera” organizuan një aktivitet të përbashkët.Gjatë këtij, aktiviteti të ftuar në panelin diskutues ishin Prof. Dr. Agim Vinca, profesor, shkrimtar dhe albanolog, Dr. Nexhat Çoҫaj, etnolog dhe studiues, Sali Zogjani shkrimtar dhe Denis Gafurri trajner dhe folës motivues.

Vinca theksoi që leximi duhet të kultivohet që në fëmijërinë e hershme, pasi që ajo është bazë e emancipimit shoqëror. Ai tutje shtoi që libri aktualisht nuk ka trajtimin më meritor të mundshëm dhe këtë më së miri e dëshmon biblioteka më e vjetër në Kosovë që gjendet në Komunën e Prizrenit, e që sot mund të konsiderohet një nga bibliotekat më të varfëra në aspektin e literaturës.

Ndërsa sipas Çoҫaj në Kosovë fillimisht duhet të ndërrohet sistemi arsimor, ashtu që në shkolla të rritet prania e librave të rinjë dhe gjithashtu një pjesë më e lartë e buxhetit të caktohet për pasurim të bibliotekave.

Kurse, Zogjani prezentoi disa anekdoda, të cilat përveҫ që e relaksuan masën, gjithashtu përquan një mesazh të thellë lidhur me këtë ditë.Moderimi i këtij paneli u bë nga folësi motivues Denis Gafuri, i cili ndau me të pranishmit disa nga përvojat e tij personale.

Pas hapësirës të ndarë për diskutim, ndërmjet panelit të ftuar dhe studentëve të Universitetit të Prizrenit, Fakulteti Filologjik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Vinca ndau me të pranishmit pjesë nga veprat e tij si poezia “Udhëtimi i fundit i motrës time” dhe pjesë nga “Ditari i Pandemisë”.

Shpërndaje: