OAK dhe Ministria e Financave bashkëbisedojnë lidhur me fondet e IPA-s

Delegacioni i Ministrisë së Financave i kryesuar nga zv.ministri Hyzer Gashi Zv. Ministër Finance së bashku me Rexhep Vasolli nga Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordimin të Politikave, kanë vizituar OAK-un ku janë takuar me kryetarin e bordit z.Skender M Krasniqi dhe drejtorin ekzekutiv, Ismet Mulaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të shikohet mundësia e bashkërendimit lidhur me fondet e IPA-s.

Në këtë takim, palët u dakorduan që pjesë e këtij procesi, është më rëndësi që të jenë të involvuar edhe asociacionet e biznesit dhe bizneset kosovare të jenë përfituese të këtyre proceseve.